Nis me tension seanca parlamentare, deputetët e PD “pushtojnë” foltoren e Kuvendit

Nis me tension seanca parlamentare, deputetët e PD “pushtojnë” foltoren e Kuvendit

Ka nisur me tension hapja e sesionit të dytë të legjislacionit të XI të Kuvendit të Shqipërisë. Sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka nisur fjalën e tij, kryedemorkati Sali Berisha i ndjekur nga Gazament Bardhi, Belind Këlliçi e deputetë e tjerë demokratë ka shkuar drejt foltores së Kuvendit. Pavarësisht zhurmës, kryeparlamentari Peleshi ka deklaruar se misioni i integrimit në BE do të vijojë të jetë prioritet. Ai tha se ky sesion do të jetë provë e dytë parlamentare dhe për ta kthyer momentin europian të vendit në ligje më të mira.