Nis Kuvendi, vetëm socialistët në sallë! Karriget e opozitarëve bosh
pamje nga Kuvendi TIRANË- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme me qëllim miratimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare, duke e bojkotuar atë. Sipas PD-së, thirrja e seancës plenare konsiderohet e paligjshme dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Përveç socialistëve, në sallë kanë marrë pjesë edhe dy deputetët Erald Kapri dhe Redi Muçi. Gazmet Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD ka deklaruar se kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, pa një rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht dhe në shkelje të...
Burimi:
zeri.ai