Niko Peleshi vizitë zyrtare në Prishtinë, takime me homologen, Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit strategjik dhe institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke rikonfirmuar marrëdhënien e shkëlqyer dhe vëllazërore mes dy vendeve. Në takimin me Kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu u përshëndet konstituimi pa vonesa i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nisja e legjislaturës së re. Kryetari Niko Peleshi vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit parlamentar mes dy Kuvendeve, mbështetur përmes Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2022, si dhe përmes mbledhjeve të përbashkëta në Tiranë dhe Prishtinë....
Burimi:
top-channel.tv