Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”
Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës zhvilloi ceremoninë solemne të dhënies së titullit “DoctorHonorisCausa” për filantropët dhe mendimtarët me rrënjë shqiptare, vëllezërit Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen, nipër të aktorit të madh të teatrit evropian Aleksandër Moisiu, emrin e të cilit mban universiteti. Në ceremoninë e zhvilluar në Durrës morën pjesë përfaqësues të komunitetit akademik, autoritete vendore dhe studentë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij vlerësoi figurën e Aleksandër Moisiut si një ikonë të teatrit evropian që arriti të kapërcejë kufijtë e origjinës pa e braktisur atë, duke mbetur i lidhur me vendin e tij. Titulli “DoctorHonorisCausa” iu akordua NicolasBerggruen për kontributet e tij të spikatura në mendimin filozofik, politik dhe shoqëror, si dhe për rolin...
Burimi:
javanews.al