Ngrirja e marrëveshjes me Kushner për Sazanin, Ngjela: Rama të dorëhiqet, SHBA-të nuk e duan

Ngrirja e marrëveshjes me Kushner për Sazanin, Ngjela: Rama të dorëhiqet, SHBA-të nuk e duan

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin e ditës së sotme se dhëndrri i Donald Trump, Jared Kushner ka ngrirë marrëveshjen për ishullin e Sazanit. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ngjela shprehet se bazuar në këtë lajm, Rama duhet të japë dorëheqjen. “SHBA shtyn marrëveshjen me Shqipërinë për ishullin e Sazanit. Shtyrja e marrëveshjes erdhi pas bllokimit total të kontakteve me Shtëpinë e Bardhë, refuzimit nga Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio për ta takuar Edi Ramën në dy samite botërore, mungesës së urimit për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit 2025 dhe mungesës së çdo kontakti nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Ky është informacioni. Po Edi Rama tani çfarë do të bëjë? Është normale që duhet të...