Nga trafiku i drogës te armët, Raporti i SPAK për 2025 zbardh hartën e krimit shqiptar në botë
Grupet kriminale veprojnë gjithnjë e më tepër në mënyrë të strukturuar, përmes zinxhirëve të mirëorganizuar të furnizimit, transportit, magazinimit, shpërndarjes dhe transferimit të përfitimeve financiare, duke shfrytëzuar rrugët detare, ajrore, tokësore dhe infrastrukturën financiare ndërkombëtare. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë dëshmuar se veprimtaria kriminale karakterizohet nga një ndarje e qartë e roleve, përdorimi i komunikimeve të enkriptuara, krijimi i subjekteve tregtare fiktive. Shumica e aktiviteteve të rënda kriminale të këtyre grupeve, vëren raporti, zhvillohet jashtë territorit shqiptar, ndërsa vendi përdoret kryesisht për pastrimin e parave, si pikë tranziti, rekrutimi dhe qendër koordinimi. Në trafikun e kokainës grupet shqiptare duket se kanë fijet e tyre në të gjitha hallkat. Droga niset nga Kolumbia dhe Ekuadori për të mbërritur në Europë në portet e Italisë, Spanjës,...
Burimi:
sot.com.al