“Nga takimet në vila luksoze në Tiranë dhe…”/ Media austriake: SPAK ka prova për aktivitete kriminale të Ballukut

“Nga takimet në vila luksoze në Tiranë dhe…”/ Media austriake: SPAK ka prova për aktivitete kriminale të Ballukut

“Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që po trondit bazën e pushtetit”, shkruan media austriake Exxtra24.at, me autor gazetarin Richard Schmitt. Në qendër të zhvillimeve është zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, aktualisht ende në detyrë. Ndërsa procedurat ligjore po marrin vrull, qarkullimi i një videoje të dyshuar me përmbajtje seksuale po i shton situatës një dimension tjetër, me pasoja të mundshme që shkojnë përtej vetë figurës së ministres. Origjina e videos e paqartë materiale komprometuese në dosjeSipas denoncuesve, në rrjetet sociale po qarkullon një video komprometuese që i atribuohet Belinda Ballukut. As autenticiteti i materialit dhe as identiteti i personave të përfshirë nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Megjithatë, përmbajtja dhe spekulimet përkatëse po përhapen me shpejtësi. Burime të...