Nga presidenti te magjistratët, qeveria miraton indeksimin e pagave me 2.5% për disa kategori

Nga presidenti te magjistratët, qeveria miraton indeksimin e pagave me 2.5% për disa kategori

qeveria TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin me 2.5% të pagave për disa kategori të administratës publike për vitin 2026. Vendimi përfshin rritjen e pagës së Presidentit të Republikës, pagave referuese për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, administratën publike dhe personelin shëndetësor. V E N D I M PËR INDEKSIMIN E PAGËS  SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS   SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit...