Nga presidenti te gjyqtarët e prokurorët, Qeveria miraton indeksimin e pagave me 2.5% për disa kategori (DOKUMENTI)
qeveria TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin me 2.5% të pagave për disa kategori të administratës publike për vitin 2026. Vendimi përfshin rritjen e pagës së Presidentit të Republikës, pagave referuese për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, administratën publike dhe personelin shëndetësor. Sipas vendimit, paga referuese bazë për gjyqtarët dhe prokurorët arrin në 156,825 lekë në muaj, ndërsa paga e presidentit shkon në 435,625 lekë në muaj. Në disa sektorë parashikohen edhe rregullime të shtesave dhe kompensimeve. Efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i vitit 2026 dhe do të zbatohen nga 1 janari 2026, pas botimit në Fletoren Zyrtare. V E N D I M PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ...
Burimi:
zeri.ai