Nga pengmarrja tek ndërhyrja në e-Albania/ Buzhala përmbledh 200 faqe të dosjes së AKSHI-t dhe sfidon Ramës: Kur do..

Nga pengmarrja tek ndërhyrja në e-Albania/ Buzhala përmbledh 200 faqe të dosjes së AKSHI-t dhe sfidon Ramës: Kur do..

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar dosjen voluminoze të SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), një skemë e mirëorganizuar kriminale për manipulimin e tenderave publikë. Gjatë  nje emisioni televiziv, Buzhala lexoi një përmbledhje prej 200 faqe të dosjes hetimore, për të nxjerrë pikat kyçe të akuzës. Sipas tij, vendimi i GJKKO-së i datës 15 dhjetor flet qartë për paracaktim fituesish në tendera përmes kritereve përjashtuese dhe ndërhyrjeve të qëllimshme në proceset e prokurimit të AKSHI-t. “Dyshimi kryesor është që një grup i strukturuar kriminal ka vendosur rregullat e lojës, ka mbyllur garën dhe ka vendosur fituesit paraprakisht”, u shpreh Buzhala. Ai theksoi se në dosje përshkruhen edhe metoda presioni ndaj operatorëve ekonomikë që ankoheshin, përfshirë kanosje dhe heqje të paligjshme të lirisë, me qëllim...