Nga mbrojtja e të miturve, zjarrvënia deri tek parkimi i dyfishtë, Lamallari prezanton ndryshimet në Kodin Penal

Nga mbrojtja e të miturve, zjarrvënia deri tek parkimi i dyfishtë, Lamallari prezanton ndryshimet në Kodin Penal

Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal.  Ministri theksoi se projektligji nuk është një ndërhyrje thjesht teknike, por një hap i rëndësishëm dhe rezultat i një analize të thelluar të problematikave reale në terren dhe i harmonizimit të plotë me standardet e Bashkimit Evropian. Sipas ministrit, kjo paketë lidhet drejtpërdrejtë me Kapitullin 24 të negociatave “Drejtësia, Liria dhe Siguria”. Projekligji i ri parashikon ndryshime, ashpërsim masash, që nga mbrojtja e tw miturve, zjarrvënia, ndërtimet pa leje dhe parkimi. "Ndryshimet përafrojnë legjislacionin penal shqiptar me shtatë instrumente kyçe të BE-së, që lidhet konkretisht luftën kundër pastrimit të parave, trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, terrorizmit, shfrytëzimit seksual të fëmijëve, si...