Nga kërkesa për arrestimin e Ballukut te qeveria teknike, mbahet sot protesta kombëtare e opozitës
Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00. Në fokus të tubimit mbeten skandalet e qeverisë, të lidhura me një sërë hetimesh të ngritura nga SPAK, të cilat shigjetojnë me akuza Belinda Ballukun, tashmë e shkarkuar nga detyra e zv.kryeministres, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin. Demokratët, gjatë së premtes, kanë zhvilluar mbledhjet e fundit, ku kanë përcaktuar edhe formën e organizimit të kësaj proteste. Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi të mërkurën: “Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do të eksplorohen forma të reja.”. Në daljet e fundit për mediat, Berisha ka paralajmëruar masivitet në këtë tubim. Protesta e demokratëve vjen tre ditë pasi kryeministri Edi Rama bëri...
Burimi:
syri.net