“Nga idealet e ’91, jeni shndërruar në parti që përdorni zjarr e flakë”, Balla-opozitës: Protestat e dhunshme vetëm këtu drejtohen nga një parti politike

“Nga idealet e ’91, jeni shndërruar në parti që përdorni zjarr e flakë”, Balla-opozitës: Protestat e dhunshme vetëm këtu drejtohen nga një parti politike

Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla i është drejtuar opozitës duke i thënë se duhet të distancohen nga dhuna, referuar asaj çka ndodhi në protestën e së shtunës. Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se aktet e dhunës dhe flaka në ish-vilën e Enver Hoxhës, është një shenjë e keqe e Partisë Demokratike, që sipas tij ishte partia që në 1991 ideal kishte anëtarësimin e vendit në familjen europiane. “Ju braktisni foltoren e qytetarëve, për të shkuar diku ku nuk bëheni as 70 veta. Sot është dita që dikush në emrin e grupit parlamentar të PD, duhet të distancoheni nga dhuna. Madje dëgjova një përfaqësues tuajin që kishte nxjerr dhe shembuj të protestave të tjera. Ka protesta të dhunshme dhe në vende të...