Nga denoncimi i Ahmetajt te presioni gjerman: Si u detyrua SPAK të shkojë pranë një tjetër afere korruptive të qeverisë Rama
Një hetim i nisur nga Prokuroria e Posaçme SPAK ka çuar oficerët e Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në ambientet e Autoriteti Portual Durrës, ku është sekuestruar praktika e koncesionit 400 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Lajmi u raportua nga gazetari Elton Qyno për Syri.net. Ky zhvillim vjen në një moment kur ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj prej muajsh ka ngritur akuza të forta për projektin e Porto Romanos, duke paralajmëruar rrezik financiar, procedural dhe madje rrezik që Shqipëria të mbetet pa port funksional. Po dje gjatë mbledhjes maratonë me të vetët, ku në fund përfundoi duke firmosur emrat e kabinetit ‘Balluku’, Edi Rama ka pranuar se aferat korruptive të qeverisë së tij janë tashmë në lupën e Berlinit. Ahmetaj: “Shqipëria...
Burimi:
syri.net