Nga check-up te ndërtimi: dyshimet që ndjekin bizneset e Vilma Nushit
Çështja e kontratave publike në sektorin e shëndetësisë ka qenë gjithmonë në vëmendje të debatit mbi transparencën dhe marrëdhëniet mes biznesit dhe institucioneve shtetërore, ku shpesh përmendet emri i biznesmenes Vilma Nushi. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, disa marrëveshje të lidhura me kompanitë e saj, veçanërisht në fushën e shërbimeve shëndetësore, janë bërë objekt diskutimi publik dhe politik. Ndër më të përfolurat është kontrata për kontrollin bazë shëndetësor (check-up), e cila ka nxitur reagime të ndryshme për kostot dhe efektivitetin e saj. U bënë disa vite që kjo kontratë vijon dhe nuk ka asnjë transparence për efektivitetin e saj. Edhe pse ka denoncime të herëpashershme, ajo që bie në sy është heshtja e drejtësisë. Akuza Përfaqësues të opozitës dhe disa emisione investigative...
Burimi:
syri.net