Nga bashkëpunimi te përplasja/ Zbulohet video, ja pse Carlo Bollino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon
Ndërsa në protestën e kaluar të opozitës u bë kurban Ilir Proda, të dielën e 22 Marsit ka qenë radha e gazetarit Ilir Babaramo, i cili është pushuar nga puna me një telefonatë nga pronari i Report Tv, Karlo Bolino, (Carlo Bollino) pas disa komenteve që kishte bërë kundër qeverisjes së Edi Ramës, në studion e televizionit. “Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna” ka shkruar gazetari Babaramo në portalin e tij. “Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim. Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë...
Burimi:
sot.com.al