Nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara, kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re. Rolet që do të kenë prokurorët

Nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara, kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re. Rolet që do të kenë prokurorët

Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho firmos strukturën e re. Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit. Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar. Më herët siç raporton Anila Hoxha departamenti për marrëdhëniet me jashtë drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet. Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga pasuesi Altin Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK pas konflikteve për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Departamentin e krimit të organizuar e drejtonte deri sot prokurori Adnand Xholi që...