Netanyahu lavdëron Ramën: Mik i madh i imi, ju qëndruat krahë Izraelit kur u sulmuam
“Dua t’i uroj mirëseardhjen Kryeministrit Edi Rama nga Shqipëria. Kryeministri Rama është një mik i madh i popullit hebre, një mik i madh i shtetit hebre, mund të them po kështu edhe një mik i madh i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, dhe bota duhet ta dijë, që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë, që u rrit, e nuk u mpak, u rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, në frymën e tolerancës, në frymën e dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj që jetonin asokohe në Shqipëri, e po kështu, mikpritën shumë të tjerë. Ky është shpirti që ju përfaqësoni. Kjo është ajo histori që, siç po...
Burimi:
ntv.al