Nesho: Ramës i bëri presion George Soros

Nesho: Ramës i bëri presion George Soros

Diplomati Agim Nesho deklaroi se Kryeministri Edi Rama po përjeton një kthesë të fortë politike, të diktuar jo nga interesat e Shqipërisë, por nga nevoja personale për mbijetesë politike. Sipas Neshos, Rama ka qenë historikisht një kritik i ashpër i Donald Trump dhe një ndjekës i rregullt i forumit të Davosit, i lidhur ideologjikisht me rrjetin e George Soros. Ai theksoi se ky orientim u kthye në projekt politik që nga viti 2013, duke e shndërruar Ramën jo vetëm në ndjekës, por edhe zbatues të agjendës së Davosit. Nesho u shpreh se sot po shohim një Ramë që “kërcen” nga pozicioni anti-Trump në përpjekje për t’u paraqitur si pjesë e iniciativave të reja amerikane për paqen, vetëm sepse ndodhet përballë një krize të thellë politike...