Nesho: Manipulimi i ftesës së Trump, manovër e Ramës për të fshehur skandalet dhe përfitimet personale

Nesho: Manipulimi i ftesës së Trump, manovër e Ramës për të fshehur skandalet dhe përfitimet personale

Agim Nesho theksoi se deklarata e Ministres së Jashtme për ftesën e Kryeministrit Edi Rama nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump ishte një tentativë për të manipuluar opinionin publik shqiptar, duke i dhënë një rëndësi të tepërt dhe të paarsyeshme një njoftimi të zakonshëm ndërkombëtar. Sipas Neshos, ajo që u paraqit si një vlerësim personal për Ramën, ishte, në të vërtetë, një ftesë e dërguar në mënyrë standarde në mbi 65 shtete, pa ndonjë preferencë të veçantë për Shqipërinë. Ky manipulim, theksoi ai, është një përpjekje për të shpëtuar imazhin e qeverisë shqiptare, e cila është përfshirë në një sërë skandalesh të korrupsionit dhe keqmenaxhimit, dhe për të shmangur vëmendjen nga problemet e brendshme politike dhe ekonomike që e kanosen vendin. Pjesë nga deklarata: Deklarata e...