Nesho: Amerikanët po paralajmërojnë Ramën për Porto Romanon, rrezikohet roli strategjik i Shqipërisë

Nesho: Amerikanët po paralajmërojnë Ramën për Porto Romanon, rrezikohet roli strategjik i Shqipërisë

Agim Nesho foli rreth projektit të portit të ri tregtar në Porto Romano dhe paralajmërimet që kanë ardhur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri për rishikimin e planit. Ai u shpreh se reagimi i partnerëve amerikanë është një sinjal i qartë se menaxhimi i aseteve strategjike të vendit, përfshirë portet dhe projektet që lidhen me Korridori VIII, po ndiqet me vëmendje të madhe nga aleatët perëndimorë. Sipas Neshos, projekti aktual i qeverisë së Edi Rama për Porto Romanon rrezikon të relativizojë rolin strategjik të Shqipërisë në rajon dhe të favorizojë interesa të tjera, përfshirë investime nga vendet e Gjirit, në kurriz të interesit afatgjatë gjeopolitik të vendit si anëtar i NATO. Ai theksoi se infrastruktura portuale e Shqipërisë duhet të zhvillohet në përputhje me...