“Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës: Opozita do të udhëheqë kryengritje paqësore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për gazetarët, foli për protestën e nesërme, që do të mbahet në orën 10:00. Sipas kryedemokratit dita e nesërme do të shënojë një etapë të re vendimtare për vendin, ndërsa shtoi se ‘opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore që do të rrëzojë regjimin’. “Kështu që nesër shënon një etapë të re vendimtare, në betejën tonë për përmbysjen e këtij regjimi, armiqësor në të gjithë qenien e tij ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, kombit, të sotmes dhe të ardhmes së tyre. Me besim të madh tek qytetarët shqiptarë se do ti dalin zot ëndrrës së tyre më të bukur, interesit të tyre kombëtar, interesit të tyre personal, familjar, të fëmijëve të tyre, opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore gjer në...
Burimi:
top-channel.tv