Nesër seancë plenare/ PD vendos të mos marrë pjesë: Parlament pa debat dhe pa të drejtë fjale, axhendë e qeverisë
Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë seancën plenare e thirrur nesër, 17 mars në orën 10:00. Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, u shpreh se seanca është thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj. Sipas tij, nuk është seancë normale me debat dhe të drejtë fjale, por axhendë e kryeministrit Edi Rama. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime. Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe...
Burimi:
top-channel.tv