“Nesër qani me lot krokodili për ’21 Janarin’/ “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, përplasje me policinë, Lapaj…

“Nesër qani me lot krokodili për ’21 Janarin’/ “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, përplasje me policinë, Lapaj…

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka postuar në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja e djeshme, ku policët kanë hequr plastmasin e vendosur nga personat që ndodhen përpara Kryeministrisë prej javësh në formë proteste. “Opa e morën armën e krimit”, shprehet Lapaj, nërkohë që polici merr plastmasin e përdorur për të krijuar një ambient më të ngrohtë në teperaturat e ulëta të ditëve të fundit. “Ja erdhi shefi, po më kërkon të marr masa për të hequr plastmasin. Ja, urdhëro, opa! 21 janar, policat e Edi Ramës! Policët e Edi Ramës më 21 janar, nesër do të dalin me lot krokodili për të qarë protestuesit! Opa, ja banda! Ja çakejtë e Edi Ramës që erdhën! Op, e sekuestruan armën e krimit! Opa, shikoje, eja merr...