Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për sigurinë gjatë protestës së nesërme të thirrur nga PD, duke specifikuar dhe akset rrugore që do të bllokohen.  Njoftimi:  Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë.  Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.  Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme dhe të nesërme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente...