Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese
Partia Demokratike do të dalë sërish në protestë ditën e nesërme, 24 Janar, në Tiranë, në një tubim që pritet të nisë në orën 17:00 përpara Kryeministrisë. Politologu Ermal Hasimja tha se pritet një formë shprehjeje e rëndësishme e opozitës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Erion Zeqiraj, z.Hasimja deklaroi se sfida kryesore e opozitës është që të jetë bindëse, frymëzuese dhe mobilizuese te vetë aktivistët dhe militantët e saj, e pastaj te elektorati në tërësi. Sipas politologut, e vetmja zgjidhje në situatën ku ndodhet PD-ja, është bashkëpunimi midis partive të ndryshme të opozitës. Ermal Hasimja u ndal dhe tek ftesa e Presidentit Donald Trump për Kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një...
Burimi:
vizionplus.tv