Nësër protesta e opozitës, zbardhet mesazhi i PD: Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira
Nesër në orën 18:00 do të mbahet protesta e opozitës në Tiranë. Top Channel ka zbuluar mesazhin e PD për mbështetësit dhe qytetarët për pjesëmarrje. Në mesazhin e partisë, thuhet se qëllimi është qeveria teknike dhe zgjedhje të lira. “Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. E diel, ora 18.00, në Bulevard”, thuhet në mesazh. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv