Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!

Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!

sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur skenarin e protestës kombëtare që opozita do të zhvillojë nesër. Kryedemokrati zbuloi se deputët nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të tubimit, por janë udhëzuar të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre.   “Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni”, u shpreh ai. Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Berisha shtoi se gjatë ditëve të fundit është punuar intensivisht për mobilizimin e qytetarëve, ndërsa theksoi se organizimi i protestës duhet të jetë sa më i mirë dhe i strukturuar. Po ashtu është zbuluar edhe mesazhi që PD ka dërguar për...