‘Nëse ka prova, ka për Ramën më shumë se për të gjithë’/ Lubonja: Zvarritja e çështjes Balluku, në favor të mbulimit të krimit
Analisti Fatos Lubonja foli në 'Studio24' lidhur me çështjen Balluku, teksa SPAK ka marrë dritën jeshile nga GJKKO për të bërë kontrollin e pajisjeve elektronike të sekuestruara tek bizneset dhe bashkëpunëtorët e ish-zv.kryeministres. Lubonja thekson se nëse ka prova në këtë vend, ka për kryeministrin Rama më shumë se për Ballukun e për të gjithë. Ai kritikoi qasjen e SPAK në këtë çështje teksa shton se zvarritja i shërben mbulimit të krimit. Lubonja: Kam qenë i idesë që nuk bëhet dot drejtësi vetëm me një institucion, kur ti ke të gjithë tjerat, të gjithë duhet të ecin në një drejtim si një flotë. Mendoj se po ta zgjerojmë vështrimin jam dakord që SPAK nuk ka vepruar siç duhet. Edi Rama në fund fare tha tani të...
Burimi:
syri.net