“Nëse Ballukut s’i hiqet imuniteti, integrimi minohet”, Kapri: Përjashtimi i Shehajt, me prapavijë!
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri deklaroi në një studio televizive se përjashtimi i Agron Shehaj nga seanca plenare ka prapavijë politike dhe lidhet, sipas tij, me faktin që mos të ketë zëra të fortë kundër ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas Kaprit, masa 20-ditore synon që Shehaj të mos jetë i pranishëm në sallë dhe të mos përmendë çështjen e Ballukut. “Zoti Shehaj ka qenë politikani më i zëshëm për këtë çështje. Kërkesa për përjashtimin ishte firmosur nga grupi i ‘zjarrit’ të Ballukut. Na ishte dhënë fjala për dy minuta, por kur Shehaj nisi të flasë për Rrjollin, iu ndërpre fjala dhe u përjashtua nga seanca”, u shpreh ai. Ai pretendon se paralajmërimi për përjashtimin 30-ditor ishte bërë më herët nga Taulant Balla, duke shtuar se...
Burimi:
sot.com.al