Neritan Liçaj: Shqipëria nuk është vjedhur, është bastisur…

Neritan Liçaj: Shqipëria nuk është vjedhur, është bastisur…

Aktori Neritan Liçaj, gjatë fjalës së tij në tryezën me partitë opozitare, mbajti një qëndrim kritik ndaj konceptit formal të “shoqërisë civile”, duke theksuar se ndryshimi nuk vjen nga etiketimet, por nga vullneti dhe angazhimi real. Ai nënvizoi se politika nuk ndahet në të vjetër apo të re, por në të mirë dhe të keqe, ndërsa sistemi, sipas tij, ndërtohet dhe funksionon nga njerëzit. Liçaj e cilësoi historinë e opozitës si një histori mbijetese dhe suksesi, duke sugjeruar një reformatim ideologjik drejt një të djathte konservatore dhe një angazhim të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke marrë shembull nga betejat qytetare si ajo për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Neritan Liçaj: Ai që nuk është këtu te shoqëria ime civile, ça është? Është kulak? Ça është? Armik populli?...