Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nga TemA Nëntë vite pas ngritjes së të ashtuquajturës “Çadra e Lirisë” përpara Kryeministrisë, Partia Demokratike, tashmë, me kryetar Sali Berishën, duket se po rikthehet, në forma dhe ide, tek i njëjti model aksioni politik që për një kohë të gjatë e anatemoi dhe e tregoi me gisht si një tradhëti të Lulzim Bashës. Si lindi dhe si u mbyll ‘Çadra e Lirisë’? Më 18 shkurt 2017, Partia Demokratike ngriti një çadër proteste përballë Kryeministrisë, duke shpallur nisjen e një aksioni të përhershëm kundër qeverisë së Edi Rama. Kërkesa zyrtare ishte “zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ndërsa kushti politik i vendosur nga opozita ishte formimi i një qeverie teknike që do të garantonte procesin zgjedhor. Çadra u shoqërua me bojkot parlamentar, protesta të vazhdueshme...