Neni që PS mund të godasë SPAK, ja çfarë fshihet
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ngritur shqetësime lidhur me mundësinë e ndërhyrjes në nenin 75 të Kushtetutës, që përcakton kompetencat e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bylykbashi, i ftuar në studion e QUO VADIS, u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse Partia Socialiste mund të ndërhyjë në këtë nen. Ai tha se reforma në drejtësi nuk mund të përdoret më si slogan politik, ndërsa vuri në dukje problematika në funksionimin e sistemit të posaçëm. Bylykbashi argumentoi se dimensioni i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri kërkon struktura më të forta dhe më të gjera. Pjesë nga biseda: Borakaj: Është edhe neni 75 që flet për kompetencat e SPAK-ut. A mund të ndërhyjë Partia Socialiste edhe aty? Bylykbashi:...
Burimi:
vizionplus.tv