Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Nën hetim për hakerim, Ismaili del pas 2 orësh nga SPAK
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në SPAK, ku ka qendruar rreth 2 orë. Ismaili është person zyrtarisht nën hetim për 3 vepra penale; “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ai është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, ndërsa hetimet nisën pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të SPAK disa muaj më parë. Hetimet ndaj ish-kreu të Burgjeve vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij. Sulmi kibernetik ndaj SPAK ndodhi më 12 mars, por u zbulua disa ditë më vonë.