Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, ofroi një panoramë të progresit të Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi po ecën me hapa konkretë dhe të sigurt për të përmbushur reformat që e afrojnë me standardet europiane. Sipas Dhukës, Shqipëria ka treguar konsistencë dhe vazhdimësi në rrugën e saj drejt familjes europiane, duke fituar mbështetjen e vendeve anëtare dhe duke realizuar punë sistematike në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme, sidomos në fushat e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut. “Siç dihet, Shqipëria ecën me hapa të sigurt, konsistente, pas asnjë ndërprerje në rrugën e familjes europiane, si në pikëpamjen teknike ashtu edhe të reformave. Shqipëria ka marrë mbështetjen nga vendet europiane. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria i çeli...