Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Në Shqipëri hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”/ Fitorja e Kurtit, Lapaj: Urime Kosovë, ka lezet demokracia
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti po shkojnë drejt fitores, me 49, 74 % ose 424, 874 vota. Në reagimin e tij Lapaj ka uruar Kosovën për procesin demokratik. “Urime Kosovë! U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet e deformohet vota. Hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”, shkruan Lapaj në postimin e tij në Facebook.