“Në rastin më të keq duhet të hetohen në gjendje të lirë”, Rama për prokurorët: Presin fletarreste me tufa për çështje që s’janë as penale

“Në rastin më të keq duhet të hetohen në gjendje të lirë”, Rama për prokurorët: Presin fletarreste me tufa për çështje që s’janë as penale

Kryeministri Edi Rama duke folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, u shpreh se do të ndalet te veprimet dhe vendimet e sistemit të drejtësisë vetëm “një nga njëmijë gjëra që ka për të thënë”. Ai tha se ka pasur ndërhyrje të pajustifikueshme dhe panevojshme të gjyqësorit në ekzekutiv, teksa shtoi se janë lëshuar një mori fletëarrestesh, që në rastin më të mirë sipas tij nuk janë vepra penale, e në rastin më të keq duhet të hetohen në gjendje të lirë. “Kanë prerë fletëarreste në tufa për çështje që në rastin më të mirë nuk janë penale, dhe në rasti më të keq hetohen në gjendje të lirë, siç ishte rasti i Durrësit, ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetës fletëarrest,...