“Në konferencën e kryetarëve nuk është votuar për Territorialen”, Zhupa: PS nuk mund t’i imponohet PD. Boçi: E betë copë Shqipërinë me reformën

“Në konferencën e kryetarëve nuk është votuar për Territorialen”, Zhupa: PS nuk mund t’i imponohet PD. Boçi: E betë copë Shqipërinë me reformën

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate në lidhje me Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Ina Zhupa u shpreh se në konferencën e kryetarëve nuk është votuar për “Territorialen”. Ndërsa deputeti i PD, Luçiano Boçi, iu drejtua mazhorancës duke thënë ‘e bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale’. Pjesë nga debati: Zhupa: Është marrë vendim që kjo gjë do të shtyhej dhe do kishim mundësi të diskutonim për territorialen. Ju e bëtë njëherë në vitin 2014 në mënyrë të njëanshme dhe e pranuat që ishte e dështuar, nëse doni të bëni një vendim në interes të publikut, dëgjoni ekspertët, duke marrë këshilla nga Këshilli i Europës, tërhiqeni atë projektvendim që keni futur pa rregull dhe janë dy bashkëkryetarët që duhet...