Në GJK/ Logu: Rregullorja e Kuvendit s’mund të kthehet në mjet arbitrar në dorë të PS që asgjëson opozitën

Në GJK/ Logu: Rregullorja e Kuvendit s’mund të kthehet në mjet arbitrar në dorë të PS që asgjëson opozitën

Në GJK/ Logu: Rregullorja e Kuvendit s’mund të kthehet në mjet arbitrar në dorë të PS që asgjëson opozitënGjykata Kushtetuese po mban seancën për shqyrtimin e kërkesës së PD-së e cila kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme të Rregullores së Kuvendit të miratuara me procedurë të përshpejtuar nga PS-ja (maxhoranca parlamentare) në seancën e 16 shtatorit 2025.Përfaqësuesi ligjor i PD-së tha se procesi cënoi thelbin e demokracisë parlamentare dhe shkeli hapur të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitësShqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve brenda të njëjtës ditë përbën një shkelje flagrante, pasi nuk u respektua afati minimal prej një jave i parashikuar nga Kushtetuta dhe rregullorja për shqyrtim. Ky nxitim, u mohoi deputetëve kohën e nevojshme për t’u përgatitur, diskutuar dhe propozuar ndryshime, duke kufizuar rolin...