Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Në fillim të javës do kërkojmë mbledhjen tjetër të Këshillit të Mandateve”, Bardhi për imunitetin e zv.kryeministres: Kuvendi është kthyer në bunker të Ballukut
Sipas Bardhit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi, me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, po mundohen t’i blejnë kohë ministres së Infrastrukturës për të intimiduar më tej dëshmitarët dhe prishur provat. Bardhi: E ka shndërruar kuvendin në zyrë dhe bunker të Ballukut. Do vazhdojmë të kërkojmë mbledhjen e këshillit sipas rregullores. Ta marrin peng Niko Peleshin nuk e bëjmë dot. Ne kërkojmë që të mos pengohet drejtësia, të lejohet hetim i plotë në rastin ‘Balluku’ dhe të bëjmë çdo gjë që ne kemi në dorë. Në fillim të javës që vjen do të kërkojmë mbledhjen e radhës. Jemi 24/24 në dispozicion të këtij procesi. Nuk kemi marrë mandat për të mbrojtur korrupsionin, por për ta luftuar. Ndjej keqardhje që kryetari...