‘Në çdo dosje ndaj Metës del firma e Ramës’/ Cakrani: Çështja ÇEZ-DIA duhet pushuar, fakti penal nuk ekziston

‘Në çdo dosje ndaj Metës del firma e Ramës’/ Cakrani: Çështja ÇEZ-DIA duhet pushuar, fakti penal nuk ekziston

Ka përfunduar sot në GJKKO seanca gjyqësore ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas seancës, avokati i tij Kujtim Cakrani deklaroi se në të gjitha çështjet penale ndaj Metës shfaqet përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që ai dhe 73 deputetë të PS të thirren për dëshmi. Mbrojtja kërkoi pushimin e çështjes ÇEZ-DIA, kthimin për rihetim të dosjes së lobimit dhe rikthimin e akteve për ligjin e minerave, ku akuzohen Meta dhe Monika Kryemadhi. Sipas Cakranit, veprat penale nuk provohen dhe hetimet duhet të vijojnë. Seanca e radhës do të mbahet më 5 mars, ndërsa vendimi pritet deri më 20 mars. Cakrani:  Pra, kudo që ne proceset që ne bëjmë, na del përpara kryeministri. Nuk e di pse, por kryeministri i Shqipërisë është në...