“Në 97-ën kriza pllakosi Shqipërinë për shkak të gabimeve të PD-së”, Berisha për piramidat: Popullit i thamë të vërtetën dhe u ringritëm

“Në 97-ën kriza pllakosi Shqipërinë për shkak të gabimeve të PD-së”, Berisha për piramidat: Popullit i thamë të vërtetën dhe u ringritëm

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot foltore në kryeqytet në lagjen e Kombinatit. Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës ceku gabimin që PD bëri në 97-ën me firmat piramidale që solli krizën që pllakosi Shqipërinë. Sipas tij qeveria e atëhershme nuk abuzoi me paratë e qytetarëve që nuk ishin futur në skema piramidale për të larë paratë e humbura dhe si rezultat PD arriti të ringrihet si parti. “Imagjinoni ju, ku ishim ne në vitin 1991, që duhet të ndërtonim një rend të ri? Cilat ishin njohuritë tona për rendin e ri? Inekzistente.Por, vullneti dhe idealet tona ishin energji e pashtershme për të mësuar, për t’i zbatuar, për të transformuar Shqipërinë dhe e realizuam atë me vendosmërinë më të madhe. Një krizë e thellë pllakosi...