“Në 2026-n, grimcat europiane duhet të bëhen përditshmëria jonë”, Spiropali nga takimi me gazetarët: Shqipëria në Europë, zgjedhja jonë e vetme

“Në 2026-n, grimcat europiane duhet të bëhen përditshmëria jonë”, Spiropali nga takimi me gazetarët: Shqipëria në Europë, zgjedhja jonë e vetme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka pritur ditën e sotme gazetarët, diplomatët dhe ekipin drejtues të Ministrisë në një festë fundviti, ku ka folur edhe për rëndësinë e negociatave dhe integrimit në BE. “E gjithë energjia jonë, dhe të gjitha kapacitetet tona do të investohen në arritjen e objektivit strategjik, mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda dekadës”, tha Spiropali. Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali, nga pritja e fundvitit me gazetarë, diplomatë dhe ekipin drejtues të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. “Rruga jonë europiane është e nxitur nga një ide e thjeshtë, që sot është zgjidhja dhe zgjedhja jonë e vetme: Shqipëria në Europë”, shtoi Spiropali. Sipas Ministres, anëtarësimi në BE, mbetet vokacioni kombëtar...