“Në 2022-shin patëm ndihmë nga SHBA dhe Izraeli”, Tafani: Pse nuk po mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare?
Analisti Endri Tafani ka ngritur shqetësime për mënyrën se si institucionet shqiptare po reagojnë ndaj sulmeve kibernetike. I ftuar në një emision televiziv Tafani kujtoi se Shqipëria ka pasur më parë mbështetje nga aleatët për mbrojtjen kibernetike. Sipas tij, gjatë sulmeve iraniane në vitin 2022, vendi ynë mori ndihmë nga ekspertë të SHBA-së dhe Izraelit. “Kur kanë ndodhur sulmet iraniane në 2022-shin ne kemi pasur ndihmën e ekspertëve nga SHBA dhe Izraeli për sa i përket mbrojtjes kibernetike. Madje kemi nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me Izraelin në 2023, më duket”, u shpreh Tafani. Sipas analistit, problemi më i madh lidhet me reagimin institucional brenda vendit. Tafani kritikoi faktin që nuk është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar këto zhvillime. “Përveç pjesës që...
Burimi:
sot.com.al