Në 12 mars Kuvendi do të votojë për Ballukun! Berisha: Në orën 10:00 të gjithë para Parlamentit!

Në 12 mars Kuvendi do të votojë për Ballukun! Berisha: Në orën 10:00 të gjithë para Parlamentit!

Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar se protesta e radhës e PD, e planifikuar për datën 12 mars do të zhvillohet në orën 10:00. Berisha bëri thirrje për të gjithë shqiptarët që të mblidhen para Parlamentit. Në foltoren e radhës me demokratët në sheshin para kryeministrisë si çdo të hënë, Berisha u shpreh se qeveria duhet të largohet sa më parë, ndërsa akuzoi kryeministrin për mbrojtje të Belinda Ballukut. Berisha theksoi se 12 marsi do të jetë një moment i rëndësishëm, duke e cilësuar si “dita e pranverës së demokracisë”, ku opozita do i jap “përgjigjen e merituar Edvin Kristaq Ramës dhe bandës së tij”. Sali Berisha: 12 marsi është një ditë e madhe. Më 12 mars të gjithë shqiptarët para Parlamentit. Më 12 mars është dita e pranverës...