Ndryshimi i Ligjit me “imunitet” për ministrat, Gonzato: Të mos preket Reforma në Drejtësi
Silvio Gonzato TIRANË-Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato i ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë së bashku me zyrtarin e KE David McAllister u pyet për nismën ligjore të PS-së që synon ndalimin e pezullimit të ministrave dhe jo vetëm nga SPAK. Gonzato deklaroi se po i ndjekin të gjitha nismat që kanë lidhje me shtetin ligjor, duke iu referuar këtu propozimeve të PS për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Ambasadori deklaroi se pret që qeveria të konsultohet me ta, teksa theksoi se është e rëndësishme mosprekja e Reformës në Drejtësi, të miratuar në vitin 2016. “Siç e dini ne i ndjekim nga afër të gjitha nismat që kanë lidhje me shtetin ligjor. Edhe që të mos prekin parimet e Reformës në Drejtësi të vitit 2016....
Burimi:
zeri.ai