Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Kabineti i ri qeveritar “Rama” vjen me një riorganizim që ndërthur ekspertizën teknike, përvojën e konsoliduar në administratën publike dhe diplomacinë e karrierës. Ekipi i ri përbëhet nga figura me formim të spikatur ligjor dhe drejtues, si Ermal Nufi (Mbrojtje) dhe Enea Karakaçi (Infrastrukturë dhe Energji), diplomatë me peshë ndërkombëtare si Ferit Hoxha (Ministria e Jashtme), si dhe profile me eksperiencë në menaxhim e koordinim si Erjona Ismaili (Marrëdhëniet me Parlamentin). Profilet e ministrave të rinj në kabinetin “Rama” Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes Ermal Nufi ka mbajtur më parë pozicionin e Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Ai ka përfunduar studimet e nivelit “Master” në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 2010. Pas diplomimit, Nufi ka punuar si konsulent...