Ndryshimet në Qeveri, deputeti Balliu: Riformatimi i kabinetit qeveritar nuk i zgjidh hallet e shqiptarëve

Ndryshimet në Qeveri, deputeti Balliu: Riformatimi i kabinetit qeveritar nuk i zgjidh hallet e shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas ndryshimeve në Qeveri që Kryeministri Rama njoftoi mbrëmjen e sotme. Sipas deputetit demokrat riformatimi i qeverisë nuk zgjidh hallet e shqiptarëve, por të kryeministrit. Postimi i plotë i Klevis Balliut: Lëvizjet në qeveri Rama i ka bërë në bashkëpunim me Ballukun dhe Agasin. Pasi hyrjet e reja janë ish drejtorët e Ballukut dhe individë të përfshirë në skandalet e Agasit. Këto janë lojëra të Ramës që zgjidhin hallet e tij dhe jo të Shqipërisë. Problemet në vendin tonë zgjidhen me dorëheqjen e Ramës dhe hapjen e rrugës për qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj të shtunën në orën 18:00 në protestë kundër narkoshtetit dhe lojërave të tyre. Top Channel