Ndryshimet në ligjin ‘për qeverisjen elektronike’ të dyshimta, Bozdo: AKSHI i është dhënë dhuratë në tabaka, krimit të organizuar

Ndryshimet në ligjin ‘për qeverisjen elektronike’ të dyshimta, Bozdo: AKSHI i është dhënë dhuratë në tabaka, krimit të organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo ka reaguar me një deklaratë për mediat për Ndryshimet e fundit ligjore në ligjin “Për Qeverisjen Elektronike”, që priten të miratohen nga mazhoranca në Kuvend. Sipas Bozdos, “në vitet e fundit janë rreth 500 milionë euro të dhëna nga AKSHI për sisteme IT që sot as funksionojnë dhe ndoshta as ekzistojnë, sisteme që kanë lidhje më të dhënat sensitive, me funksione të rëndësishme të kadastrës, me të dhëna të menaxhimit të sistemit gjyqësor, me sistemet e brendshme të informacionit të policisë së shtetit, të gjitha këto të vëna në dispozicion të krimit të organizuar dhe që shqiptarët ende nuk dinë si dhe ku janë përdorur!” “Problemi pra është shumë i madh sepse nuk kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm...