Ndryshimet në Kodin Penal / Petraj: Duhet ligj kundër dezinformimit. Xhaferri: Ta bëjmë siç e ka BE-ja, jo “arna-arna”

Ndryshimet në Kodin Penal / Petraj: Duhet ligj kundër dezinformimit. Xhaferri: Ta bëjmë siç e ka BE-ja, jo “arna-arna”

Ndryshimet në Kodin Penal ishin një tjetër pikë që u diskutua këtë të enjte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Avokati Edmond Petraj tha se ndryshimet në Kodin Penal duhet të përfshijnë edhe një ligj kundër dezinformimit. Ndërsa për deputetin e PD-së, Besart Xhaferri, ligji duhet të përshtatet njësoj si ai i Bashkimit Evropian dhe jo të bëhet sipas metodës shqiptare. Pjesë nga biseda: Petraj: Mënyra se si eksitohen nga liderët e tyre vetë militantët, sikur u hidhet një virus dhe çoroditen. Këtu duhet një ligj kundër dezinformimit. Nëse nuk ndodh kjo, nuk rregullohet asgjë. Xhaferri: Nëse shoqatat ndërkombëtare dalin kundër, atëherë je gabim. Petraj: Po flasim për dezinformim. Xhaferri: Po, le ta marrim siç e ka BE-ja. Ka standarde të...